Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 December 2025
Vizion fokus

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë...

Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja...

Malaj: Jemi konsultuar me BE dhe FMN për paqen...

E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani...

Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në...

Nuk ndalen sulmet ruse ne Ukrainë, goditjet vijnë pas...

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet...

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e...

Bizneset protestojnë në Prishtinë, bllokojnë rrugët, kundërshtojnë daljen në treg të lirë për energjinë

29 Maj 12:54

Qindra përfaqësues të bizneseve të Kosovës bllokuan hyrjet kryesore në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Ata  kanë shprehur  revoltën se ky kalim në tregun e lirë do të sjellë rritje të çmimeve të energjisë elektrike deri në 270% më të larta se aktualisht.

Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, detyron mbi 1.000 kompani me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të dalin në tregun e hapur të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesit e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se  nuk janë të përgatitur  për këtë ndryshim, ndërsa  kërkojnë që ai të shtyhet për një vit.

Para protestës kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u shpreh se ky proces nuk duhet të shihet si i befasishëm, ndërsa theksoi se koha e barrikadave ka mbaruar.

“Për të mbrojtur 1% të ndërmarrjeve më të fuqishme, në kurriz të 99% të tjerëve dhe të familjeve anë e mbanë Kosovës, ata po tentojnë të vendosin barrikada në hyrjet e Prishtinës. Por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar se nuk do të lejojmë të vendosen të reja”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se edhe nëse plotësohet kërkesa e Odës Ekonomike të Kosovës, ajo nuk e zgjidh problemin aktual.

“Ajo që Oda Ekonomike e Kosovës nuk po ju tregon është se plotësimi i kësaj kërkese nuk e zgjidh problemin, përveçse e bartë koston e energjisë së këtyre 1 mijë e 200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush, secilës familje dhe mbi 100 mijë bizneseve të tjera, më të vogla, më pak të fuqishme dhe më pak të zëshme sesa disa të tjera”, shtoi më tej.

Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dhjetori nuk është muaji i tyre, këto janë shenjat e pafata të Horoskopit këtë muaj

më shumë...

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë dhe pajisje emergjente drejt Kievit

më shumë...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

më shumë...

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja shkatërron qindra dokumente historike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Vrau gjithë anëtarët e familjes, nuk pendohet 27-vjeçari: Du...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • “Pse më parakalove”, si ndodhi plagosja me armë në Berat, zb...
  • EMRI/ Dënohet me 14 vite burg shqiptari në Angli, i dështon...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 dhjetor 2025, çfarë kanë para...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.