Subscribe

Alban Zusi ka dy kompani, të cilat merren me përpunimin e peshkut dhe mishit. Edhe pse Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur si çmim të energjisë për këtë kategori konsumatorësh vlerën 11 lek pa TVSH, ata detyrohen të paguajnë 14 lek. Kjo ndodh sepse shumica e bizneseve që furnizohen në tensionin e mesëm nuk kanë kabina matje dhe OSHEE i faturon ata si konsumatorë të tensionit të ulët. Instalimi i kabinës është detyrim i kompanisë së shpërndarjes dhe nëse këtë e bën vetë firma private kostoja shkon 10 mijë euro. Për Zusin, liberalizimi i tregut të energjisë do t’i sillte një çmim më të lirë, por jo pa u zgjidhur më parë investimi në rrjetin e shpërndarjes. Së pari duhet të zgjidhet çështja e matjes së energjisë në tensionin e mesëm, e pas rregullimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë. Nëse biznesi do ta blinte atë në tregun privat, humbjet për shkak të amortizimit të tij do të duhej t’i mbulonte vetë. Por për Ministrinë e Energjisë dalja nga tregu i konsumatorëve të biznesit është e pashmangshme. Deri në fund të këtij viti do të duhet ta sigurojnë vetë energjinë 82 kompani që furnizohen në linjën 35kv dhe nga janari i 2017-ës edhe 6200 firma të tjera që e marrin atë në tensionin 20 kv. Ministria thotë se po punon për të rregulluar rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Janë 17 milion dollarë për të riparuar sistemin e matjes dhe 14 për atë të shpërndajres, por ky poçes do të bëhet gradualisht. Një kërkesë e biznesit është edhe ngritja e bursës së energjisë elektrike, një vend ku sipërmarrësit të takohen me shitësit e ta blenë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *