E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Biznese e hotele në Shkodër e Velipojë, policia “bastis” grupin e kokainës

Pak muaj pasi u arrestuan gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë të koordinuar nga europol, policia e shtetit i sekuestroi 3 milion euro pasuri 4 anëtarëvë të një grupi kriminal që vepronte në danimarkë dhe vendet e tjera të BE.

 

Jetmir Kastrati, Defrim Eçi, Astrit Doçaj dhe Eri Pelingu, paratë e përfituara nga trafikimi i kokainës i kishin investuar në shqipëri në prona të paluajtshme në vende bregdetare dhe qytete të mëdha në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.

 

Reklamë

Ata u vunë në pranga në qershor të këtij viti gjatë operacionit “Goldfinger“ ndërsa hetimi pasuror çoi në sekuestrimin e një kompanie private (pulari), me aktivitet në Shkodër, 10  apartemente banimi, në plazhin e Velipojës  1 apartament në Shkodër si dhe 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.

 

Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre.

 

Pronat e sekuestruara, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.

 

 

Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve J. K., D. E., A.D. dhe E.P., të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjitit antimafia. Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë:

 

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

10  apartemente banimi, në plazhin e Velipojës; 

1 apartament banimi në Shkodër;

14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

 

 

 

 

Në operacionin e parë kur edhe u godit ky grup në datën 26 qershor, u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes.

 

Në atë kohë operacioni i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, u shtri në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri.

Më shumë video

Reklamë