Nga janari i vitit 2019, industria e lojërave të fatit do të jetë një monopol shtetëror. Teksa ndryshimet ligjore u miratuan në komisionin e ekonomisë, deputeti i PS Ervin Bushati propozoi amendamentin që i gjithë organizmi dhe zhvillimi i kësaj veprimtarie të jetë përgjegjësi e shtetit. Por ende nuk dihet se si do të funksionojë kjo strukturë shtetërore.

 

Por deri në krijimin e kësaj strukture ministri i financave Arben Ahmetaj konfirmoi se do të mbyllen pikat e basteve sportive, bingove, garat në pistë si dhe ato që funksionojnë online.

 

Me miratimin e këtyre ndryshimeve, ato që mbeten janë kazinotë me lojëra në tavolinë si dhe ato elektronike që do të zhvendosen në hotelet me 5 yje së bashku me lotarinë kombëtare.

 

Por kreu i komisionit Erjon Braçe do ti propozojë parlamentit rritje të barrës fiskale për këto kompani.

 

Miratimi i këtij projektligji duket se nuk ka qenë i lehtë për anëtarët e komisionit të ekonomisë, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë qenë nën presion dhe nën kërcënime.

 

Projektligji pritet të miratohet të enjten në kuvend, ndërsa do ti kërkohet edhe kreut të shtetit dekretimi i tij me urgjencë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *