E premte, 25 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Bitcoin vlerësohet me mbi 18,000 dollar, rekord i ri

Bitcoin shënoi ditën e sotme një rekord të ri duke u vlerësuar me 18.154 dollar sipas CoinMarketCap.com.

 

Monedha u rrit me 9% pavarësisht shqetësimeve për rrezikun e investimit në këto monedha tejet të luhatshme vlera e të cilave shpeshherë ka qenë viktimë spekulimesh.

 

Reklamë

Që nga fillimi i vitit monedhat është rritur me 1,700% duke bërë që shumë institucione të besojnë se është një flluskë financiare e cila mund të shpërthejë në çdo moment.

 

Vetëm në Dhjetor monedha është rritur me 80%. Por përtej tregut të kriptomonedhave, shqetësimet rriten dita ditës si rezultat i parasë së shumtë që po hidhet në këtë drejtim.

 

Një studim nga Universiteti Anglia Ruskin, Universiteti i Dublinit dhe Kolegji Trinity në Dublin thotë se bitcoin përbën kërcënim për stabilitetin financiar të parasë tradicionale dhe tregjeve.

 

“Gjetjet tona arrijnë në konkluzionin se çmimi i Bitcoin është fryrë artificialisht nga investimet spekulative,” tha një prej autorëve të studimit.

Të Enjten BBC-ja shkruante se shefi i institucionit më të lartë financiar Britanik kishte paralajmëruar blerësit e monedhës se duhej të bëheshin gati për të humbur të gjitha paratë.

 

Ndërprerjet e shumta të shërbimit të disa prej bursave më të mëdha në botë të kësaj monedhe duke lënë qindra mijëra investitorë pa akses në fondet e tyre ka vënë në dyshim infrastrukturën e tregut.

 

Sakaq zyra e patentave dhe e markave të regjistruara në SHBA i dha Bankës së Amerikës një patentë për të hapur një shtëpi shkëmbimi të kriptomonedhave për klientët e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë