Vendi
“Bistrica 2019”, shkon në 14 numri i të arrestuarve/ Video

Ka shkuar në 14 numri i personave të arrestuar në kuadër të oepracionit antidrogë “Bistrica 2019” që u zhvillua në muajin maj.
Policia ka bërë me dije se në kuadër të këtij operacioni ka arrestuar dhe një 38 vjeçar nga Saranda.
Reklamë
Shtetasi I arrestuar është me inicialet A.L.
Për 38 vjeçarin gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve“, si dhe ”Grup të strukturuar kriminal”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




