Julia Roberts është 49 vjeç dhe sërish ka forma të rregullta trupore. Natyrisht pas tyre smund të fshihen vetëm genet e mira, por edhe një kujdes i përditshëm për veten. Ashtu siç edhe vetë aktorja shprehet, primare për të është të ushqehet në mënyrë të shëndetshme. Por dicka që nuk kemi ditur mbi Julian është se ajo ka një dobësi të veçantë për biskotat.
“E dua shumë një biskotë të mirë”, – shton aktorja, e cila debulesë ka edhe për makaronat, ndërsa thotë me shaka: “përse të gjithë kanë firkë nga makaronat? Ato sju kane bërë asgjë. Mos u bëni të këqinj me makaronat.”
Por çfarë diete ndjek Julia Roberts? Ylli i filmit Pretty Woman e zbulon edhe këtë.
Gjatë ditës ajo konsumon shume ujë për hidratim. Në mëngjes konsumon një tost, avokado, vezë, kafe ,manaferra dhe ujë me arrë kokosi. Në drekë vetëm sallatë me pulë të pjekur. Në dakrë, salmon të egër, avokado, oriz kaf dhe verë. Ndërsa për ëmbëlsirë, aktorja hollywoodiane preferon biskota me cokollatë.