Europa po përjeton valën me te egër te te ftohtit ndërsa numri i viktimave ka shkuar ne mbi 60. 23 prej tyre janë vetëm në Poloni. Viktima janë shënuar edhe në Francë, Spanjë, Itali, Britani, në Republikën Çeke, Serbi, Itali dhe Holandë.

 

Masa e të ftohtit ekstrem që vjen nga Siberia, e quajtur si “Bisha nga Lindja, vazhdon te sjelle reshjet e dëborës dhe temperaturat ekstreme disa grade nën zero.

 

Autoritetet e disa shteteve, kanë hapur qendrat për strehimin e mijëra njerëzve pa shtëpi, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit që kanë sëmundje kronike, janë me te rrezikuarit nga i ftohti.

 

Ndërkohë dëbora dhe akulli kanë shkaktuar dëme serioze në disa vende. Fluturimet në Irlandë, Zvicër, dhe në një pjesë të Italisë janë pezulluar. Stacionet e trenit do të qëndrojnë mbyllur deri në mesditën e së shtunës. Edhe në Ukrainë të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë u mbyllën në përpjekje për të kursyer gaz. Spitalet kanë anuluar operacionet dhe mjekët po luftojnë për të vizituar pacientët në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa edhe vetë shërbimet e ambulancës po hasin në vështirësi. Në Uells dhe Anglinë e Jugut të paktën 1 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike mëngjesin e kësaj të shtune.

 

Një ditë më parë, katër skiatorë gjetën vdekjen ndërsa një tjetër rezulton I zhdukur pas një orteku në Alpet jugore në Francë.

 

Ndërkohë një stuhi vdekjeprurëse ka përfshirë edhe disa shtete ne verilindje të SHBA-ve, duke shkaktuar të paktën 5 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *