Subscribe

Deklarata e Albin Kurtit, se nuk i ka prioritet bisedimet me Beogradin, ngjalli reagime të shumta nga zyrtarët e bashkimit evropian, raporton Vizion Plus.

I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, në një intervistë për mediat serbe,theksoi se nuk ka rrugë tjetër,përveç dialogut,  për integrimin e dy vendeve.

 

MIROSLAV LAJÇAK

I DËRGUARI I BE-së PER DIALOGUN KOSOVË-SERBI

 

Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun aty ku e kemi lënë në dhjetor sapo qeveria e re të marrë detyrën. Unë jam gjithashtu i gatshëm të udhëtoj në këtë rajon dhe të takohem me negociatorët e mi sa më shpejtë që të jetë e mundur. BE-ja ka deklaruar qartë se nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut në rrugën europiane të Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, vazhdimi i  bisedimeve pa vonesa të panevojshme është në interesin e të gjithëve.

 

I dërguari special theksoi se bashkëpunimi i BE-së me SHBA solli një rezultat të dukshëm.

 

“BE dhe SHBA kanë një histori të gjatë dhe produktive të bashkëpunimit të ngushtë në Ballkanin Perëndimor dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme pozitive në vitet e fundit dhe unë jam në kontakt të shpeshtë me kolegët e mi Amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët.”

 

Në 4 shtator të vitit te kaluar, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit Donald Trump.

Por  BE-ja, si ndërmjetësuese e këtij procesi, njoftoi se  nuk do të kenë raunde të reja të bisedimeve, deri sa në Kosovë të dalin institucionet e reja nga zgjedhjet parlamentare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *