Subscribe

Ndërsa mijëra siriane vazhdojnë te braktisin vendin për t’i shpëtuar luftës, diplomacia botërore është vene ne lëvizje me synimin per te ndalur konfliktin qe ka shkaktuar mbi 250 mije viktima. Ne Gjeneve te Zvicrës po zhvillohen bisedimet e paqes per Sirinë. Disa grupe opozitare deklaruan se do t’i bojkotonin bisedimet me qeverinë, nese nuk ndërmerren veprime konkrete per te ndalur bombardimet mbi civilet, por grupi kryesor opozitar konfirmoi se do t’u bashkohet atyre. Ai ka kerkuar qe te diskutohen çështjet humanitare. Lufta civile ne Siri është nje nga shkaqet kryesore te krizës se emigranteve me te cilen po përballet Europa. Turqia, nje nga vendet tranzit per refugjatet ka kërkuar edhe 2 miliard euro te tjera ndihme krahas 3 miliarde eurove qe iu premtuan nga BE per te përballuar fluksin e emigranteve. Paratë do te përdoren sipas saj per forcimin e kufijve dhe per përmirësimin e kushteve te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *