Koreja e Jugut ka propozuar mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Korenë e Veriut. Propozimi vjen pas disa javësh tensione mes dy vendeve për shkak të testit të raketave balistike të Penianit.

 

Nëse Koreja e Veriut pranon të ulet në tryezë, atëherë këto do të jenë të parat bisedime të nivelit të lartë pas atyre të 2015-s.

 

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Suh Choo-Suk, bëri me dije se temë kryesore e bisedimeve do të jenë të gjitha aktivitet armiqësore që rrisin tensionet ushtarake në kufirin e fortifikuar midis dy vendeve fqinj.

 

Ndërsa presidenti Moon Jae-in, është shprehur se ka dhëne sinjale se dëshiron angazhim më të afërt me Veriun.

 

Gjatë një fjalimi në Berlin, Moon theksoi se dialogu me Penianin është më i nevojshëm se kurrë. Ai bëri thirrje edhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe mes dy vendeve.

 

Ende nuk ka asnjë përgjigje nga Koreja e Veriut për propozimin e Koresë së Jugut. .

 

Pheniani ka kryer këtë muaj testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale dhe ka kërcënuar fqinjët e SHBA-të se ka kapacitet për prodhimin e kokave bërthamore në distancë të largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *