Subscribe

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson u përball me përfaqësuesin e Koresë së Veriut në OKB, duke kundërshtuar drejtpërsëdrejti pretendimin e tij se SHBA duhet të fajësohet për tensionet në gadishullin Korean.

 

Tillerson ka ndryshuar qasjen ndaj Koresë së Veriut duke dhënë kështu sinjale për përplasje në administratën Trump. Sipas tij, Peniani duhet të meritojë rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, fillimisht duke ndërprerë testimin e armëve bërthamore.

 

“Koreja e Veriut duhet ti japë fund sjelljeve kërcënuese para fillimit të bisedimeve. SHBA po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët ndërkohë që do të vazhdojmë të jemi të përgatitur ushtarakisht nëse gjërat nuk shkojnë si duhet. Koreja e Veriut është përgjegjësja e vetme e lindjes së tensioneve dhe ata mund ti japin fund. Shtetet e Bashkuara do të përdorin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur veten kundër agresionit të Koresë së Veriut, por shpresojmë që diplomacia të prodhojë një rezolutë”.

 

Ambasadori i Koresë së Veriut Ja Song Nam tha se sesioni i Këshillit të Sigurimit, duke u fokusuar në programin bërthamor të Koresë së Veriut, ishte “një masë e dëshpëruar e planifikuar nga SHBA të frikësuara nga programi bërthamor i vendit.

 

Nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Tillerson gjithashtu nxiti Kinën dhe Rusinë të shtojnë presionin ndaj Koresë së Veriut, duke vepruar edhe përtej rezolutave të OKB, kërkesë e cila u hodh poshtë nga të dyja vendet.

 

Kjo retorikë e sekretarit të shtetit shënon një ndryshim të befasishëm nga komentet e bëra më herët gjatë kësaj jave, kur Tillerson u shpreh se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për bisedime me Korenë e Veriut në çdo moment e pa asnjë kusht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *