E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Binjaket e birësuara të Madonn-ës “i futen” muzikës

Madonna na ka vërtetuar se talenti për muzikën, rrjedh në familje. “Një mbremje me pak muzikë…,” – shkroi këngetarja në videon e postuar në Instagram, ku shfaqeshin dy vogëlushet, që ajo sapo ka adoptuar. Binjaket 4 vjeçare, Stella dhe Esther, mbanin veshur kostume sportive të njejta dhe siqerisht ky ka qënë një nga imazhet më të ëmbla, që mund të kemi parë së fundmi në rrjete sociale.

 

Nderkohë që një grua e paidentifikuar luante në piano melodinë e “Twinkle Twinkle Little Star”, vajzat këndonin versionin e tyre të këngës. Me Mbretereshën e Pop-it për mama, është e sigurt se do të kenë gjithçka, në dispozicion për ti bërë realitet ëndërrat e tyre, në industrine e muzikës.

 

Reklamë

Madonna ka qënë shumë e gëzuar për ta ndarë me të gjithë këtë risi në familjen e saj, që kur j’u dha mundësia për ti adoptuar binjaket nga Malawi . Foton e parë  ajo e postoi me 17 shkurt. Aty shfaqeshin Stella, Esther dhe vajza e saj me e madhe, Lourdes “Lola” Leon, ndërkohë si mbishkrim, Madona kishte vendoshur shprehjen: “3 Beauties.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë