Binjakët e famshëm të Al Pazar  gjithnjë do jenë shumë të këndshëm me batutat e tyre. Të ftuar në emisionin “Gol 21” në Vizion Plus, Donaldo ka pasur dhe një porosi për Cristiano Ronaldon.

‘Nëse po na dëgjon Ronaldo kam një porosi për të, të mbajë ndonjë hudhër me vete, t’ja vërë mamaja tek çorapet”.

Kjo fjali ka shkaktuar të qeshura në studio por nuk ka mbaruar me kaq.

 

 

Binjakët, sic duket fansa të zjarrtë të Ronaldos, janë shprehur me ironi për Messin.

Fjalisë së moderatorit Andi Nuraj, se e ëma e Messit ka deklauar se ai ka qarë pas barazimit me Islandën, ata i janë kundërpërgjigjur se duhen vendosur kamera sigurie për të parë sesa herë ka qarë dhe do qajë Messi.

Sipas tyre Messi ka qënë on top por para katër vitesh, tani vendin e kryeson Ronaldo.

 

Emisioni “Gol 21” është në transmetim live cdo ditë ora 23:00 me panel të ftuarish interesantë nga fusha të ndryshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *