Subscribe

Bindja Demokratike çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale për bashkinë e Vlorës dhe atë të Selenicës.

 

Kandidatet përkatës për dy bashkitë, Valbona Mezini dhe Marildo Hodaj zhvilluan një takim me simpatizantë dhe anëtarë të bindjes në qytetin bregdetar.

 

Ardian Kollozi një nga nismëtarët e kësaj partie tha se bindja demokratike vjen si një alternative e re përballë një sistemi politike tashme te konsumuar i cili nuk mund te prodhoje dot me zgjidhje për qytetaret.

 

Kandidatja për bashkinë e Vlorës Valbona Mezini u shpreh se qëllimi i bindjes demokratike është zero abuzim me interesin publik.

 

Simpatizantë dhe anëtarë të Bindjes Demokratike ndanë shqetësimin për performancën e dobët të drejtimit të bashkisë së Vlorës nga socialistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *