Zyrtarizohen dy kandidaturat e Bindjes Demokratike për qarkun e Korçës Leonard Olli dhe Fatjon Feka.

 

Burime të siguruara bëjnë me dije se dy janë kandidaturat zyrtare në qarkun e Korçës, Leonard Olli i cili do të kërkojë mandatin e kryebashkiakut të Korçës përballë Sotiraq Filos së Partisë Socialiste dhe Fatjon Feka i cili garon për postin e kryebashkiakut të Kolonjës përballë Erjon Isajit të Partisë Socialiste.

 

Olli është një emër shumë i njohur, si një ndër personat më aktivë në Partinë Demokratike dhe ish kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë në bashkinë e Tiranës, sot ai zyrtarisht, nën siglën e partisë më të re Bindja Demokratikë do të kërkojë besimin e korçarëve për një mandat katër vjeçar në bashkinë më të madhe të juglindjes.

 

Burime nga Erseka bëjnë me dije se kandidatura e tyre është Fatjon Feka, i riu nga Selenica e Kolonjës, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Burimeve Njerëzore në bashkinë e Kolonjës, do të kërkojë të ulet në postin e kryebashkiakut duke kërkuar votën e kolonjarëve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

 

Ende nuk janë bërë me dije emrat e kandidatëve të partisë Bindja Demokratike për bashkinë e Maliqit dhe Pogradecit, ndërkohë që kjo forcë politike do mbështësë kandidatin e pavarur në bashkinë e Devollit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *