Subscribe

Vendimi i PD per te bojkotuar zgjedhjet lokale ka filluar te krijoje krisjet e para brenda partisë me te madhe te opozitës.

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar te Partisë Demokratike, Igli Cara pritet te garoje per Bashkinë e Durrësit, me siglën e partisë Bindja Demokratike. Zyrtarisht, partia e krijuar nga Astrit Patozi ka shmangur çdo koment per listën e kandidateve, duke theksuar se emrat do te bëhen publike mbrëmjen e 13 majit kur dhe skadon afati i regjistrimit te kandidateve për 61 bashkitë e vendit.

 

Por burime pranë kësaj partie bëjnë me dije, se ne nje prej bashkive me te rëndësishme te vendit do te garoje Igli Cara, i cili ka qene kryetar i PD ne Durrës, si dhe deputet deri ne vitin 2017.

 

Pas humbjes se Partisë Demokratike Igli Cara mbështeti lëvizjen e Astrit Patozit per ringritjen e Partisë Demokratike dhe sot ai ka vendosur te kandidoje përballe Partisë Socialiste per te fituar bashkinë e qytetit bregdetar.

 

Nje tjetër emër me te cilin Bindja Demokratike do te garoje ne zgjedhjet lokale është Valbona Mezini ne bashkinë e Vlorës. Mezini ka qene sekretare per organizatat partnere dhe anëtare e kryesisë se PD deri ne vitin 2018.

 

Ende mbeten per tu mësuar kandidatet e tjerë te Bindjes Demokratike, por mësohet se partia, koordinator i se cilës është Astrit Patozi do te garoje ne te gjitha bashkie përveç atyre ku do te dalin kandidate te djathte te pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *