E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Bimët medicinale ngelen pa shitur/ Shtimi i prodhimit ul ndjeshëm çmimet

Kultivuesit e bimëve medicinale në fshatin drithas në Maliq, ankohen se nuk po e shesin dot prodhimin e këtij viti.

Reklamë

Ata thonë se shkak për këtë situatë është bërë çmimi i ulët në treg, i cili, sipas tyre, po i detyron që të shkojnë drejt falimentimit pasi nuk arrijnë të mbulojnë dot kostot e prodhimit .

Problematika pranohet edhe nga autoritetet, të cilat shprehen se ky fenomen ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të sipërfaqeve të mbjella me bimë medicinale.

Në të gjithë qarkun e korçës gjatë këtij viti janë mbjellë rreth 300 hektarë bimë medicinale, ku kryesisht dominon lulja e cjanit por jo vetëm. Ndërkohë në zonën e maliqit, krahasaur me një vit më parë sipërfaqet me bimë medicinale u shtuan me rreth 30 hektarë.

Më shumë video

Reklamë