Ndotjes alarmante nga mbetjet urbane të lumit Zezë në Fushë Krujë, tashmë i janë shtuar degët e kanabisit qe jane hedhur gjatë rrjedhës se tij. Madje banoret e zonës pohojnë se, ky fenomen i pazakonte nisi të shfaqej tre ditë më parë, kur shirat e rrëmbyeshëm ranë mbi zonën ku ishte mbjellë kanabisi. Bimët narkotike gjenden te shpërndara ne hapësira te ndryshme gjate gjithë gjatësisë së lumit. Rrjedha e lumit Zeze e ka fillesën afër Bovilles dhe bashkohet me lumin Ishem ne pjesën fundore te fshatit Luz. Askush nuk di te thotë se ne cilin fshat janë hedhur këto degë kanabisi, teksa uniformat të qarkut të Durrësit nisën hetimin për të zbuluar origjinën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *