E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Një bimë kanabisi në Tiranë

Angazhimi i policisë për të asgjësuar parcelat të tëra me kanabis në të gjithë vendin ka lënë jashtë vëmendjes kryeqytetin. Uniformave blu duket se u ka shpëtuar kjo bimë në një nga akset kryesore të Tiranës, ku dhe patrullimet janë të shumta. Ajo është rritur e pashqetesuar nga askush. Duket se edhe punonjësit e gjelbërimit janë kujdesur t’i bëjnë shërbimet e nevojshme, duke e konsideruar të njëjtë me bimët  e tjera dekorative të mbjella përgjatë unazës. Zona është kthyer në një vend atraksioni për të rinjtë qe e kane zbuluar përpara policisë dhe realizojnë fotografi me bimën e kanabisit. Me siguri policia do te nise hetimet dhe nuk do ta ketë aspak te vështire ta asgjësoje.

 

Më shumë video

Reklamë