Subscribe

Në këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës nuk ka munguar mesazhi special i ish-presidentit te SHBA Bill Clinton, i cili e ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e tij për ambiciet e Kosovës në rrugën drejt integrimit europian. Clinton i bën thirrje të gjitha vendeve që të pranojnë sovranitetin dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

 

 “Sot jam krenar t’ju dërgoj urimet më të mira qytetarëve të Kosovës. Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën time. Keni marrë hapa shumë të rëndësishëm në dekadat e fundit dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë e madhe për të bërë përpara. Punoni fort për ti lënë pas konfliktet e së shkuarës dhe mbani mend se demokracia e vërtetë është shumë më tepër sesa sundimi i shumicës. Tani është koha të ulen armët dhe të rroket dija për të vazhduar me hapa të mëdhenj përpara. Ju uroj fat.”

 

Në mesazhin e tij, Klinton është kthyer 19 vite pas në kohë për të kujtuar vështirësitë e mëdha që kanë kaluar njerëzit e Kosovës nga spastrimi etnik i Milloshevicit.

 

Ndërkohë edhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright ka uruar Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë.

 

“Saherë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë Euro-Atlantike. besoj në të ardhmen dhe ju premtoj se do të bëj çmos për t’ju ndihmuar t’ia dilni mbanë. Gëzuar 10 vjetorin! Do të jemi pranë jush. Punoni me zell!”.

 

Në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën nuk kanë munguar edhe mesazhet e ish presidentit Bush, sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson. Ky i fundit ka garantuar mbështetjen e SHBA për Kosovën, si dhe të tjerë liderëve të politikës botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *