Forcat e Policise në Devoll  arrestuan në flagrancë shtetasin Xhuma Shepi, 60 vjeç, banues në Bilisht (i dënuar më parë në fushën e krimeve kundër personit).

 

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 06.06.2018, ky shtetas dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë në banesën e saj, ish-bashkëshorten e tij shtetasen L.N, 51 vjeçe, banuese në Bilisht, e cila ka marrë mjekim në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Xhuma Shepi akuzohet për dhunë në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *