Valencia, Villareal, Espanjol, Deportivo Alaves dhe Cadiz ishin 5 skuadrat e fundit qe prenë biletat per ne turin e 1/8ve te Kupës se Mbretit, një eksluzivitet i platformës Tring. Valencia arriti nje tjetër fitore kundër Saragozes ketë here 4-1, duke konfirmuar formën e mire ne te cilën ndodhet.

 

Ne nje ndeshje te dominuar tërësisht, vendasit zhbllokuan shifrat ne minutën e 28 me Santi Mina. Ishte po ky lojtar qe dyfishoi rezultatin ne minutën e 59 per te shënuar me pas Ibanez dhe Ruben Vezo. Goli i nderit per Saragozen u shënua tre minuta nga fundi me Pombo. Ndërkohe Vijareal përmbysi shifrat e takimit te pare, duke shpartalluar ne El Madrigal 3-0 Ponferedinen.

 

Pas nje pjese te pare me rrjeta te paprekura te zotet e shtëpisë gjeten tre here portën kundërshtare me Bakambu dopiete dhe Karlos Baka. Te njëjtin rezultat arriti edhe Alaves ne sfidën e pare pa teknikun e shkarkuar De Biasi kundër Getafes. Pas barazimit ne ndeshjen e pare, Espanjol mundi 3-2 Tenerifen, duke arritur objektivin e kalimit te turit.

 

Miqtë shënuan te paret qe ne minutën e 10-te me Akosta, por katalanasit kthyen gjithçka ne baraspeshe qe ne pjesën e pare me Gerard Moreno nga pika e bardhe. Ne pjesën e dyte skuadra e dyte e Barcelonës shënoi edhe dy gola te tjerë me Granero dhe Sergio Garcia, përpara se Huan Karlos te vuloste shifrat 3-2 ne minutën e 4-et te shtesës. Rezultati me surprize i mbrëmjes erdhi nga stadium Benito Vilamarin, ku Betis edhe pse kishte fituar 2-1 ne Cadiz pesoi nje humbje shokuese 3-5 duke u eliminuar.

 

Ne nje derbi te çmendur andaluzian miqtë gjithmonë ne avantazh ne pjesën e pare duke shënuar kater here përballe dy te kundërshtarit.

 

Ne minutën e 64 Kristian Tello ngushtoi diferencën 3-4 ne nje rezultat shprese për Betis përpara se Kecojevic te shënonte golin e nokautit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *