Subscribe

Sitet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, nga sot do të kenë një sistem të ri biletarie. Më në fund, kalatë shqiptare në hyrje do t’u ngjajnë atyre të Europës, ku bileta pritet elektronikisht.

 

Për Ministrinë e Kulturës që këtë projekt e vë në zbatim falë bashkëpunimit me fondacionin shqiptaro-amerikan të zhvillimit, bileta elektronike i vë fre abuzimit me çmimin e biletave si dhe saktëson vizitueshmërinë e këtyre siteve kulturore dhe të ardhurave që vijnë prej tyre.

 

Ministrja Kumbaro ka bërë publike edhe shifrat e vizitueshmërisë gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2017, krahasuar me ato të 2013, kur edhe mori mandatin si ministre.

 

Ky projekt që tanimë përfshin 8 site të trashëgimisë kulturore ka kushtuar 530 mijë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *