Subscribe

Pak muaj pas rritjes se tarifës ne transportin urban, Erjon Veliaj premton aplikimin e biletës elektronike. Gjate nje takimi me te rinj te Tiranës kryetari i Bashkisë, nuk ka fshehur pakenaqesite ndaj këtij shërbimi, veçanërisht me mënyrën abuzive te shpërndarjes se aboneve per studentet. Veliaj ka renditur disa projekte te afërta për transportin publik, por dhe te rinjtë. Brenda këtij viti, aboneja do te jete me cip elektronik dhe bileta e udhëtimit po ashtu. Edhe pse e kane dëgjuar shume here për kartën e studentit, ne fushata politike dhe ato universitare, te rinjtë e Tiranës kane marre edhe premtimin e kryetarit Veliaj për prodhimin e saj. Sipas kryebashkiakut ketë vit studentet do te kenë kartën nga e cila do përfitojnë shërbime te subvencionuara. Kryetari Veliaj nuk ka dhëne detaje per mënyrën se si do te jete bileta elektronike, aboneja me cip dhe se çfarë kriteresh duhet te plotësojnë operatoret e linjave urbane ne lidhje me ketë kusht. Ne takimin me te rinj, kryetari i Bashkisë ka prezantuar edhe aplikacionin me te ri elektronik, “Tirana Ime”, i ngjashëm me portalin “Komisariati Dixhital”. Përmes tij qytetaret e Tiranës mund te denoncojnë problemet me ndriçimin, mjedisin apo ndërhyrjet e paligjshme ne lagje dhe zona te tjera te kryeqytet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *