Subscribe

Protagonisti i blerjes së votave në Dibër sipas gazetës gjermane Bild, është Arben Keshi, i identifikuar si një ish zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme, ndonese kryeministri Rama tha se kjo eshte genjeshter pasi Keshi ne ate kohe ka qene kandidat per njesine Maqellare.

 

Është ky person që flet me militantë, biznesmenë dhe qytetarë të ndryshëm për të siguruar votat me para.

 

Me poshte te gjitha pergjimet ku degjohet Arben Keshi;

 

3 ARBEN KESHI ME NJE PERSON TJETER

 

Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben Keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben Keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.

 

Arben Keshi merr të dhëna për blerjen e votave në të cilën është përfshirë edhe një person tjetër, që sipas bild, është mësues. Ata flasin për një qytetar që kërkon 200 mijë lekë.

 

Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.
Arben Keshi: Po
Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emrin tim
Qytetari: Ne emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova.
Arben keshi duket se ka patur një rol edhe më të fortë, pasi urdhëron drejtorin e arsimit Drini Gjeçi, të sigurojë votat me cdo kusht.

 

PËRGJIMI 7 KESHI DHE DRIN GJECI

 

Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?

Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.

Drini Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

 

Ndërkohë, drejtori i arsimit Drini Gjeçi flet me drejtuesit e shkollave për tu siguruar se votimi do shkojë ashtu sic duhet.

 

DRIN GJECI – RESHAT ELEZI / 12

 

Drejtori drejtorisë Arsimore: Zallreç? Dëgjo se kam një informacion jo të mirë andej unë. Sot vota jote, vota jote 1 dhe e familjes 2 do deklarohet haptaz. Nuk ke deklaruar votë haptaz sot pash me ta thonë

Drejtori shkollës: Drejtor mos e vrit mendjen në atë punë fare. A po më dëgjon? Mos e vrit mendjen fare në atë punë.

Drejtori drejtorisë Arsimore: Oree do deklarohet haptaz. Kur them haptaz haptaz.

Drejtori shkollës: Mos e vri mednjen fare. Pa merak! Pa merak!

Drejtori drejtorisë Arsimore: Haptaz me gjithë familje.

Drejtori Shkollës: Pa merak! Pa merak!

 

E të njëjtën porosi, Shefi i arsimit në Dibër e ka edhe për një vartës tjetër.

 

PËRGJIMI 13 – DRINI GJEÇI LAVDRIM MURATI

 

Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?

Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke

Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

 

 

Shqetësim për arben keshin përbënin edhe dibranët me banim në Kamëz por që votonij në qytetin e lindjes. Për këtë, ai ka folur me ish shefin e policise Sali Skura.

 

PËRGJIMI 8 ARBEN KESHI DHE SALI SKURA

 

Arben Keshi: bllokoni autobuzët e kamzës o shok

Sali Skura: po pra e kena nxjerre postblloqe, të shohim nga opra tre kan me u nis, nga ora 3:30

Arben Keshi: A Keni informacion sa kanë pë tu nis?

Sali Skura: Nga ora 3 e 30 do nisen….. i kena marr do masa, dmth kshu

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: po për Zotin menohet 450 – 500 veta

 

E po ashtu, në një bisedë të dytë, Shefi i policisë raporton për bllokimin e votuesve të opozitës.

 

PËRGJIMI 9 SALI SKURA DHE ARBEN KESHI

 

Arben Keshi: A erdhët shumë mrom ktej mo?

Sali Skura: Si?

Arben KeshiA erdhën shumë autobusë mbromë?

Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuarTë tjerët ia hodhën kështu me miqësi…

Arben Keshi: Shumë mirë.

 

Të përfshirë në sigurimin e votave janë edhe biznesmenë pranë partisë socilaiste.

 

PERGJIME 15/16 BEKIM KRASHI ME VOTUES

 

0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

0686795208: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

0686795208: Po ai do diccka mor burri dheut si do ja bëjmë?

Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Bekim Krashi: Sa?

0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu.

Bekim Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, nuk e di a është me letra.

Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo, ato.

0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Bekim Krashi: Sa vota ka?

0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha.

Bekim Krashi: 5

0686795208: Eeee

Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40-çe apo 30-çe për kokë

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre

0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh

0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus.

Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20

0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim

Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo

0686795208: Hë?

Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon

0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani

Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *