Subscribe

Gazeta Gjermane “Bild” ka vijuar me serine e dyte te publikimit te pergjimeve.

Kete here, jo pak por 16 audio-pergjime pjese e dojses 184, e cila ndryshe nga 339, eshte teresisht e panjohur per publikun shqiptar.

Mes pergjimeve te shumta te publikuara kete te hene, eshte dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili eshte interceptuar duke biseduar me Arben Keshin, që sipas Bild, ishte funksionar i Ministrise se Brendshme.

 

BISEDA E RAMËS ME ARBEN KESHIN

 

Edi Rama – Keshi?
Arben Keshi:
Hë shefi…
Edi Rama: Hë mo si duket?
Arben Keshi:
Po mirë tek pritshmëritë jemi.
Edi Rama:
E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi:
Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.
Edi Rama:
Ashtu është?
Arben Keshi:
Po them që po.
Edi Rama:
Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë ë?
Arben Keshi:
Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek Shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja.
Edi Rama:
Çfarë do të bënim ty ata?
Arben Keshi:
Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka.
Edi Rama:
Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo…
Arben Keshi:
Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.
Edi Rama:
Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?
Arben Keshi:
Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.
Edi Rama:
Komisionerët i ke pasur top e?
Arben Keshi:
Po po në rregull.
Edi Rama:
Okay, mirë vllai, hajt ciao
Arben Keshi:
Ishalla, faleminderit.

 

Dhe menjehere pas publikimit ne gazeten Bild, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Twitterit.

 

Ai shkruan se përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24. – shton kryeministri.

 

“Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!” – mbyllet postimi i Rames.

 

Por me nje tjeter postim, Rama, duke e publikuar vetëm përgjimin, e ka cilësuar gënjeshtër dhe manipulim, faktin se Arben Keshi ka qene zyrtar i Ministrisë se Brendshme në atë kohë. Sipas kreut te qeverise ai ka qene kandidat per komunen Maqellare.

 

“E konfimoj kete bisede dhe do e beja prape njesoj! Kush ka veshe le te degjoje” – mbyllet reagimi i Rames.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *