Subscribe

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar disa audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, një prej drejtuesve të bandës kriminale të Shijakut.

Janë 6 përgjime telefonatash, pjesë e dosjes 339, e cila po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Regjistrimet tregojnë bisedat që ka zhvilluar Astrit Avdylaj edhe me persona të tjerë, me të cilet diskutohet për zgjedhjet e vitit 2017.

Në një nga telefonatat, Astrit Avdylaj diskuton me përgjegjësin e ujesjellësit në Shijak Ivo Doçi për punonjësit që mund të votonin PD.

 

PËRGJIMI 1 / ASTRIT AVDYLAJ – IVO DOCI ( PERGJEGJES UJESJELLESI SHIJAK)

 

Astrit Avdylaj telefonon Ivo Doçin: Mirmroma! Astriti jam..ca bone?

Ivo Doçi: Astrito si je ti? Çkemi, gjithçka mire?

Astrit Avdylaj: Mirë mirë faleminderit, nga shpija mirë ti?

Ivo Doçi: Mirë mo gjithçka mirë, ja sa erdha në shpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo pak…Isha pak sot takova atë (Vangjush Dakon) në Durrës. Jam këtu edhe me Elton Arbanen (ne atë kohe zyrtar i Bashkisë Shijak, sot kandidat i PS për ketë bashki), dhe me doktor Gallain. Nesër kur te kesh kohe, duhet te më besh cik listën, ca ke aty punonjës kundra që mund t’i kesh të PD-së.

Ivo Doçi: Të kuptoj…

Astrit Avdylaj: I dua të gjithë emrat që mund të kesh kundra.

Ivo Doci: I kam nda unë, i ke të ndame komplet.

Astrit Avdylaj: Ashtu…

Ivo Doçi: I kam von para unë, i kam gati

Astrit Avdylaj: Ashtu..kur të kesh kohë se në duhet t’i takojmë që t’i shkundim i çik…O ke puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Ivo Doçi: As bohet fjalë fare…I kam nda një muaj para. Edhe kush ka hy në punë së fundmi edhe kush ka qenë. I kam në kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok, dua të mi qethesh me njefjalë, se dua, a më kupton?

Ivo Doçi: Patjetër, të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë pra, natën e mirë, na fal për…

Ivo Doçi: Ca thu mër burrë na fal thotë, i madh je!

Astrit Avdylaj: Hajde pra, mirëardhsh.

 

PERGJIMI 2/ ASTRIT AVDYLAJ TELEFONON KRYEBASHKIAKUN E SHIJAKUT ARDIAN KOKOMANI

 

 

Astrit Avdylaj: Çkemi

Kryebashkiaku i Shijakut Ardian Kokomani: He

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qene ti?

Astrit Avdylaj: Mire faleminderit, ca po bën ti?

Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë dreke?

Astrit Avdylaj: Ju bote mire po e di pse te mora?

Kryebashkiaku: Po

Avdylaj: Nesër kemi një takim ne orën 10:00 te mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku: Po po te dëgjoj?

Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vëllai Lirit dhe Jupi do pijme nje kafe nesër  ne Durrës ne orën 10:00 prandaj te kam marre sot me i fjale.

Kryebashkiaku: Atëherë ne orën 10 me duket se do jeni 5 minuta te pallati i kulturës se ka vdekur Niko Bespalla,  ish-futbollisti jone i Shijakut, bën ceremoninë ne pallat te kulturës, takohemi atje.

Avdylaj: Do takohemi te nje kafe, do sjell dhe Panaritin që të jemi nesër…a me kupton?

Kryebashkiaku: Pa merak

Avdylaj: Erdhën sot ato, po diskutojshim ishte dhe Juli …kshuqe e kupton ? Ngaqë është dhe ai, te jesh edhe ti …se normal…po s’je dhe ti…a me kupton?

Kryebashkikau:  E kuptoj

Avdylaj: Alo, çfarë the

Kryebashkiaku: Titi, po them aty jam ne Durrës, rri pa merak, se do jem dhe ne Durrës pa merak.

Avdylaj: Mire…që të jesh edhe ti me këto me kupton?

Kryebashkiaku: Po, po

Avdylaj: Mire, faleminderit

Kryebashkiaku: Hajt hajt mirupafshim

 

PËRGJIMI 3 / AVDYLAJ TELEFONATE ME VELLAIN E DEPUTETIT ILIR DRANZHI

 

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Tito, të rujt Zoti, çkemi, ca bohet?

Astrit Avdylaj: Si je Arjan, si je, çkemi, ça bohet?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë mirë

Astrit Avdylaj: Ça bohet?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Hiç o mirë, ja me çunin. Ca boni, mirë jeni?

Astrit Avdylaj: Hic vallai, kalojmë të mora për qejf. Kan thirr andej apo akoma?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për ku ?

Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje kishte qenë Juvja ose nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi:  Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin në fakt takohet për punë pune…

Astrit Avdylaj: Mirë mirë, unë po pres me një fjalë. Nëser, pasnesër më tha ai mua, kupton. Xha ne, me një fjalë e kena në xhep si më thon, e kupton vëllain tat.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po

Astrit Avdylaj: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni. Eltonit i dha o të 10 o të 11.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Elton Arbana, epo mirë.

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu…me një fjalë tek lagjja ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke taku njerëzit, çdo njeri. E kam shumë dhe duhet të jemi shumë të nerumë  dhe nga ai sipër që duhet të na shofi me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë

Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.

Astrit Avdylaj: Mirë, rob zoti

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit?

Astrit Avdylaj: Po e kam, a se e bëj vetë pa merak.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë falemnerit.

Astrit Avdylaj: Ca flet o asigjo.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim.

 

PERGJIMI 4/ 31 mars 2017 Astrit Avdylaj me Elton Arbana Shijak i cili është kandidat i PS ne Shijak.

 

Astrit Avdylaj: Alo, Elton si je?

Elton Arbana: Astrit si je? Mire mire po luaj letra me çunat.

Astrit Avdylaj: E njeh drejtorin e INUK-ut?

Elton Arbana: Po mo Dallëndyshja..

Avdylaj: Lere dallëndyshen po te flas per ne Durrës

Elton Arbana: Artur Çela i bashkis? Po e njoh…

Avdylaj: I cilës bashki, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit..

Avdylaj: po Vangjushi nuk ishte atje seç ishte me Edin.

Telefonoje vëlla, i ke vajtur ne ferme, i ke vene 5 milionë gjoba. Shiko se Vangjushi nuk ishte atje.

Elton Arbani: Sepse ata me nxorën jashtë katër dite me pare t’i do qe ta telefonoj, ke te telefonoj?

Avdylaj: Ai shkoi ne ferme ne Sukth, ka shku me vene gjoba por Gjushi nuk është atje është me Edin ne Zvicër a me kupton?

Elton Arbana: Ke ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër apo jo?

Avdylaj: Thuaji qe po ve gjoba, thuaji qe ka bere gabim te heqë gjobat te mos vere gjoba sepse Gjushi nuk është këtu me kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

Avdylaj: Thuaji qe po bën gabim, pse mos ta marr vet ne telefon.

Elton Arbana: E mora e mora po ti e di qe mua para nje jave me hoqën.

Avdylaj: Nuk e di o vlla kush, kur, si.

Elton Arbana: Unë isha te INUK-u, unë ndërhyra per ca pune, e ke parasysh.

Avdylaj: Nuk e di po thuaji atij qe ka bere gabim se Vangjushi nuk është këtu sot. Është ne Zvicër me Edi Ramen.

Elton Arbana: Do e marr tani direkt .

 

 

PERGJIMI 5/   Astrit Avdylaj telefonon Vangjush Dakon

 

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë o vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejt jeni kënaq

Vangjush Dako: Hehehehe! Ça bëre?

Astrit Avdylaj: Ca bohet?

Vangjush Dako: Mirë, mirë!

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai?

Vangjush Dako: Dëgjo?

Astrit Avdylaj: Po vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm tani…tek ata çunat atje lart

Astrit Avdylaj: Jam vonë tashi se do kalojmë çik më vonë se jam këtu me çunat unë.

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Tek hipoteka tu prit Anin…Ani do vijë të të takojë ty drejtori apo..

Vangjush Dako: Ata Allat (Vath) janë aty apo??

Astrit Avdylaj: Poo Vath Alla është këtu me mu, direkt, drejtpërdrejtë e kam këtu live përballë në tavolinë po na dëgjon tashi.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje. E kemi lënë orarin atje vëllai maroi…Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Do mbarojmë një çikë punë me Anin këtu…Po presim Anin se po shkojë tek Bashkia vëllai. Po pres vëllain këtu tek Hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë!

Astrit Avdylaj: Hajt të du fort vëllai!

 

 

PERGJIMI 6/ Astrit Avdylaj telefonon votues

 

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë

Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një kafe?

Votuesi: Kur të duash ti

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *