E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bilbao “blindon” deri në vitin 2035 Nico Williams

Pas njoftimit, vjen nënshkrimi. Nico Williams firmosi një rinovim historik me Atletico Bilbao sot në San Mamés, teksa do të qëndrojë te kjo skuadër deri më 30 qershor 2035.

Kjo kontratë e paprecedentë në historinë e futbollit, tetë vjet shtesë nga marrëveshja e mëparshme, u nënshkrua në prani të Presidentit Jon Uriarte, Drejtorit të Përgjithshëm Mikel González, vëllait dhe kapitenit të tij Iñaki Williams, dhe nënës së tij María Arthuer, ambasadore për 125-vjetorin e klubit.

“Ne kemi qëllime ambicioze, si Liga e Kampionëve, dhe dua t’i arrij ato me klubin e jetës sime”, tha Nico Williams ndër të tjera në fjalën e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë