Subscribe

Turneu i fundit rajonal i zhvilluar në Tiranë për tre ditë më radhë konfirmoi interesin e shtuar për tri disiplinat e sportit të bilardos në vendin tonë, një sport që na ka dhënë edhe një kampion bote gjatë 2023 si Eglent Kaci.

Në garat e zhvilluara në ambientet e stadiumit kombëtar morën pjesë rreth 120 bilardistë jo vetëm nga ekipet e Shqipërisë, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Presidenti i federatës së bilardos, Edmond Loku, evidentoi për Vizion Plus rivalitetin e madh që karakterizoi tri ditët e aktivitetit, duke u ndalur edhe te risitë e turneut.

“Rivaliteti është shumë i madh..dallohen vëllezërit Kaci..Kledio dhe Eklent Kaci. Besjan Sinanaj i Flamurtarirt…Besmir Cufe i Tiranës, Edmond Zaja i Laçit. E shumë bilardistë të tjerë. Mund të theksoj se si organizon ky ishte I përkryer dhe risia e këtij aktiviteti ishte se pas disa viteve ndërprerje u zhvilluan gara edhe në lojën e karambolit ku spikatën bilardistë veteran

Them që ishin mbi 120 bilardistë..dhe kjo ishte një risi për bilardon shqiptare dhe një masivitet shumën i madh”, tha Loku.

Sa i takon rezultateve të turneut vlen të theksohet se pjesëmarrja më masive ka qenë në disiplinën Pool me 120 bilardistë. Besar Spahiu i Tiranës që është i 32 në botë spikati në gjysmëfinale më së shumti duke fituar ndaj Edmond Zajës me rezultatin 9 me 0, duke bërë vetëm një gabim, që është padiskutim një nivel i kalibrit botëror. Në finale ai pati kampionin e botës për këtë vit Eglent Kacin, të cilin e mundi pas një ndeshje spektakolare 9 me 6. Në disiplinën Snuker, ku morën pjesë 32 bilardistë, doli fitues Besjan Sinanaj i Flamurtarit që mundi pikërisht Besar Spahiun, ndërsa në karambol ata që spikatën më shumë ishin bilardistët veteran. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *