Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit me gazetarët ku po bën një pasqyrim të zhvillimeve kryesore për gjatë gjithë vitit.
Në fjalën e tij, ai tha se sa i përket ekonomisë, viti që po lëmë pas është nga më të mirët.
Kreu socialist nënvizoi se paga mesatare ka rezultuar 830 euro në tremujorin e tretë, ndërsa nga janari pensionet do të rriten përtej indeksimit.
Rama: Jemi në një vit që, në aspektin e ekonomisë, është nga më të mirët. Parashikohet që të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%, një rritje kuptimplote dhe mbase më e larta në gjithë këtë pellg ku gjendemi ne. Bizneset e reja janë shtuar me afro 20%. Investimet e huaja vetëm në tremujorin e tretë kanë pasur një rritje me 10%. Paga mesatare ka rezultuar 830 euro në tremujorin e tretë. Për pak ditë paga minimale shkon në 500 euro, si në privat edhe në shtet. Nga janari pensionet do të rriten përtej indeksimit. Indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për të cilin flasim. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti. Pensioni urban do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj dhe në janarin e 2027 do të dyfishohet. Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj.
/vizionplus.tv





