E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bilanci nga tërmeti në Kretë/ Mbi 1 mijë shtëpi të dëmtuara, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës Rihter goditi këtë të hënë ishullin e Kretës, në Greqi.

Lëkundjet e tokës u ndjenë në orën  09:37  në Iraklio, ndërsa deri më tani raportohet për një humbje jete edhe 11 të plagosur.

Reklamë

Sipas mediave greke, viktima ishte punëtor i një kishe. Ai ishte bashkë me të birin duke punuar për riparimin e objektit te kultit kur humbi jetën. Ndërsa disa persona të tjerë u bllokuan në banesat e tyre. Tërmeti bëri që shumë njerëz të ikin nga ndërtesat dhe të dalin nëpër rrugë.

Nga lëkundjet sizmike u shkaktuan dëme të mëdha, pasi shtëpi të vjetra u shkatërruan pothuajse totalisht.  Më shumë se 1.000 banesa sipas vlerësimeve fillestare, konsiderohen të pabanueshme. Ndërkohë, në total rreth 4800 banorë mbetën në qiell të hapur.

Tërmeti është ndjerë në gjithë Kretën si dhe në ishullin Santorini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë