Subscribe

Në 21 shkurtin e vitit 2019 Partia Demokratike dhe aleatet e saj ishin e para opozitë në historinë e Shqiperisë, që vendosi të dorëzojë mandatet e deputeteve të dalë jashtë parlamentit.

 

Sot opozita nuk ka asnjë deputet në parlament e asnjë përfaqësues në pushtetin vendor, por për demokratët kjo lëvizje radikale nuk e dëmtoi opozitën.

 

EDI PALOKA

NENKRYETAR I PD

Ne e vetmja gjë që humbem, humbëm privilegjet si deputetë. Për të fituar fituam shumë gjera. Sot Rama është lakuriq para gjithë botës, jo vetëm para shqiptarëve dhe për këtë sigurisht ndikoi djegia e mandateve, 30 qershori dhe çdo akt tjetër që ndermorrëm më pas.

Por edhe pse demokratët besojnë tek suksesi i kësaj strategjie, kritiket e aksionit radikal nuk mungojnë edhe brenda vetë koalicionit opozitar. Fatmir Mediu, aleati me i ngushtë i PD, e dorëzoi mandatin e deputetit, por në shkurtin e 2019 dhe sot kryerepublikani e gjykon të gabuar këtë strategji

 

FATMIR MEDIU

KRYETAR I PR

Është e domosdoshme që ne ta bëjmë betejën në çdo fushë në institucione me qytetarët për të arritur atë që është më e mira.

 

Ndërsa Astrit Patozi, i cili krijoi partinë Bindja Demokratike një vit më parë, sheh vetëm një lajm të mirë në të gjithë aksionin e opozitës për të dalë jashtë institucioneve.

 

ASTRIT PATOZI

BINDJA DEMOKRATIKE

Ka qenë një lloj vetëvrasje politike  dhe i vetmi efekt pozitiv që mund të kishte është se ajo nuk do të përseritet më. Dhe ky është i vetmi lajm i mirë por është shumë pak për t’u ngushëlluar me efektet negative që ka sjellë në radhë të parë për opozitën si front opozitar dhe në radhë të dytë për degradimin e politikbërjes në Shqipëri.

 

Nje vit pas vendimit për të djegur mandatet, opozita sheh tek fitoret edhe diskutimine reformës zgjedhore jashtë parlamentit

 

EDI PALOKA

Nëse një vit më parë ndërkombëtarët ne na thonin kthehuni në parlament, sot kanë detyruar Ramen të dalë nga ai parlament ilegjitim e të vijë në tryezën e opozitës për reformën zgjedhore.

 

Por nëse opozita ka fituar reformen zgjedhore, ajo ka humbur mundesinë për të thënë fjalën e saj për institucionet e reja të sistemit të drejtesisë, drejtuesit e të cilave zgjidhen me 84 vota, të cilat Edi Rama sot i ka falë mungesës së koalicionit opozitar në parlament.

 

FATMIR MEDIU

Unë mendoj që ne duhet të kishim menduar shumë më drejtë për hapat që kanë të bëjnë me parlamentin sepse edhe çështja e kontrollit të drejtesisë ndërvaret edhe nga prezenca apo pesha që ka opozita në parlament, edhe nga marrëdheniet që ndërtohen ndermjet institucioneve. 

Në këtë situatë sipas Astrit Patozit ka vetëm një rrugë që opozita të drejtojë vendin.

 

ASTRIT PATOZI

Opozita nëse do t’i fitojë këto zgjedhje duhet të ketë target ndryshimin dhe përms ndryshimit të arrijë rotacionin. Në rast se ka në kokë vetëm rotacionin mund të mos i arrijë të dyja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *