Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 937 teste për COVID, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 36 qytetarë.

 

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 25 pacientë janë shëruar, ndërkohë, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:
20 në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.
Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Maj 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 973

Testime totale 1,822,442
Raste pozitive 275,838
Raste të shëruara 272,091
Raste Aktive 250
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Fier 27
Korçë 17
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2″

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *