Bie ndjeshëm numri I viktimave në vendet Europianë nga covid 19 këtë të shtunë.

Vetëm Britania ka shënuar në shifër relativisht të lartë prej 621 viktimash duke e cuar totalin e njerezve që kanë humbur jetën në 28 mijë e 131. Bilanc goxha I rëndë për Anglinë e cila po I afrohet numrit të viktimave në Itali ( 28 mijë e 731).

Në Spanjë këtë të shtunë kanë humbur 276 persona ndërsa totali ka shkuar në 25 mijë e 100.

Kurba e qëndrueshme me trend ulës është konfirmuar për të disatën ditë me radhe në vendin iberik.

Në Francë numri gjithashtu sa vjen e po bie. Në 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen 166 persona dhe shifra e përgjithshme e viktimave tashmë është 24 mijë e 760.

Shifra shumë inkurajuese vijnë nga Gjermania dhe Suedia.

Në Gjermani kemi pasur  19 viktima këtë të shtunë dhe totali ka shkuar 6755 ndërsa në Suedi kemi pasur vetëm 16 të vdekur për një total tashmë që shkon në 2669.

Edhe në Belgjike numri I viktimave po bie shumë pasi këtë të shtunë kemi 62 të vdekur dhe në Holandë 94.

Shifrat më shqetësuese vijnë nga Kanadaja me 169 të vdekur, Ekuadori 308, India 100, Peruja 76, Brazili 81 dhe Turqia 78.

Në total në të gjithë botën kemi 3 milionë e 468 mijë raste ndërsa 244 mijë po shkon numri I viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *