E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bilanci dramatik i përmbytjeve në Gjermani/ Merkel viziton zonat e shkatërruara

Ndërsa numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore shkoi në rreth 180, kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi këtë të diel zonat e shkatërruara.

 

Reklamë

Duke e quajtur një situatë surrealiste, Merkel premtoi se qeveria federale dhe rajonet do të veprojnë të bashkuar për të rivendosur gradualisht rendin në zonat e përmbytura.

 

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar shtëpitë, rrugët si dhe kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e bërë edhe më të vështirë identifkimin e personave të humbur.

 

Edhe Belgjika është një ndër vendet e goditura nga përmbytjet. Autoritetet kane konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa 103 persona raportohet të jenë në kerkim.

 

Por, shirat dhe përmbytjet duket që janë zhvendosur në Austri, ku qyteti i vjetër i Hallein është përmbytur plotësisht. Ndërkohë, autoritetet austriake paralajmëruan stuhi të mëdha dhe breshër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë