Protesta qe prodhoi dhune para kuvendit nga banoret e Unazes se Re, ka lene pas nje numer te konsiderueshem personash te lenduar qofte nga policia ashtu edhe nga vete qytetaret protestues.
Deri tani zyrtarisht nga policia e shtetit raportohen 13 policë të plagosur nga përleshjet në protest, të gjithë këta të dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihme mjekësore.
Dy nga punonjësit e policisë raportohet se kanë dëmtime më të rëndë sesa pjesa tjetër e kolegeve të tyre.
Fatin më të keq e ka pasur një femer police e forcave “Shqiponja” e cila ka dëmtime të rënda në njerin vesh dhe për më teper ka humbur 4 gishta të njëres dorë si pasojë e një kapsolle që u hodh drejt saj.
Ndërkohe në spitalin e Traumes janë paraqitur gjithashtu disa protestues të plagosur, mes tyre edhe një grua.
Djali I protestueses së lënduar ka lëshuar një lume me fyerje drejt forcave te rendit në koridoret e spitalit, cka e detyruar policinë që ta shoqërojë në komisariat.
Me poshte eshte postimi ne faqen i PD i momentit kur nje djali i protestueses se plagosur u shoqerua nga forcat e rendit:






Keq ardhje per zogjen dhe per ti gjitha viktimat,
I bej nje thirrje Lulezim Bashes a esht kjo menyra per te fituar zemrat e popullit duke I vrar me njeri tjetrin?
Un nuk jam Tirans por nje gje jam I sigurt qe po thuaj se 90% e ketyre qe sot dalin dhe djegin dhe shkaterrojn jan njerz qe kan zen pronat e dikujt tjeter dhe sot del nje parti dhe I mbron per diçka qe nuk esht e tyre
Mos bini viktimat e partive politike mos qelloni policin ne radh te par femrat
Zoti Lulezim Basha te dali dhe te kerkoi ndjes para popullit shqipetar dhe te shikoje te vizitoi ata djem dhe vajza qe nuk Jan te Rames por djemet dhe vajzat e Shqiperis