Dy persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në aksidentin e ndodhur këtë të dielë në aksin Levan-Tepelenë.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Varibop, ku informacionet paraprake bëjnë me dije se fillimisht një automjet është përplasur me një kembësor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.

 

Ndërkohë pasagjerët e një autobusi të cilët ishin ndaluar dhe afruar për të parë çfarë kishte ndodhur, dyshohet se në atë moment janë goditur nga një tjetër automjet tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

 

Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjeksore ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Viktimat jane pasagjeret e autobuzit te linjes Gjirokaster-Tirane. Behet fjale per shtetasit Fehat Shahaj 64 vjec banues ne Tirane dhe Durim Lamaj 55 vjec banues ne fshatin Vjose-Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *