E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bilanc i rëndë në Maqedoninë e Veriut, tre viktima të tjera në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë një situatë të rëndë nga Covid-19.

Tre paciente kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në këtë vend si pasojë  e koronavirusit duke e cuar totalin e atyre që kanë vdekur në 122.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.  

 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, 4 raste në Kumanovë, 4 në Shtip, 3 në Tetovë, 1 në Manastir dhe 2 në Negotinë.

Reklamë

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar.

Nga 27,023 testime në total, janë 2.077 që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë