Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  bëri të ditur se Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 650 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 143 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Autoritetet shëndetesore bënë të ditur se janë sot  janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3746, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësise bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën në spitalet Covid edhe 6 pacientë të tjerë due e cuar për fat të keq totalin në 225.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar. 

COVID-19 – Statistika (15 Gusht 2020)

Testime totale            49801

Raste pozitive              7260

Raste të shëruara         3746

Raste Aktive                3289

Humbje jete             225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1771

Durrës         433

Shkodër         285

Fier             140

Lezhë         125

Vlorë         118

Korçë         118

Kukës         94

Elbasan         89

Berat          50

Gjirokastër     34

Dibër        32

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *