E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bilanc i frikshëm në Itali, 463 të vdekur, rreth 8 mijë të prekur

Italia po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të numrit të lartë të viktimave nga koronavirusi.

 

Reklamë

Shefi i Emergjncave Civile, Angelo Borrelli, në konferencën e përditshme, njoftoi se 463 persona kanë humbur jetën deri më sot, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 7.985.

 

ANGELO BORRELLI

 

KREU I EMERGJENCAVE CIVILE

 

“Sot kemi regjistruar 724 pacientë të cilët janë  shëruar plotësisht nga virusi, dhe 10% janë nën  kujdesin intensiv të mjekeve. Sot kemi regjistruar 97 viktima, në total 463 persona të vdekur nga Kovid 19. Ndërsa kemi konfirmuar 7,985 të prekur me koronavirus.”

 

Rreth një e katërta e popullsisë i është nënshtruar kufizimeve strikte deri më 3 prill, ndërsa 15 provinca në pjesën Veriore të vendit duken të shkretuara.

 

Por Italia po përballet me një situatë aspak të zakonshme edhe në burgje, menjëherë pas njoftimit për pezullimin e takimeve me familjarët. Këtë të hënë u publikuan pamje të cilat flasin për një revoltë mes të burgosurve në 27 burgje në vend.

 

Të dënuarit janë përpjekur të arratisen në Foxhia dhe janë përplasur dhunshëm me autoritetet.

 

Ndërkohë Greqia shënoi një rritje të nurmit të të prekurve nga koronavirusi. Që shkoi në 84, 27 prej të cilëve janë në izolim.

 

Edhe Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e 4 me koronavirus. Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, e cila para një jave ishte kthyer nga Italia rezultoi pozitive, ndërsa 2 prej familjarëve të saj janë vetëizoluar.

 

Edhe Bosnje- Hercegovina konfirmoi këtë të hënë rastin e 4 me virusin kinez, e cila është vajza e një prej të infektuarve i cili u identifikuar si bartës i sëmundjes të premten e kaluar. Ndërsa Serbia konfirmoi rastin e 2, një shtetas kinez.

 

Edhe shtetet e tjera të Europës janë përballur me një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve, ndërsa Gjermania njoftoi sot 2 viktimat e para nga koronavirusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë