E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Big Mama “zihet” me fansat!

Artistja Big Mama, edhe pse nga dhimbja e babait ka vendosur t’i rikthehet punës. Kjo nuk është pritur mirë nga fansat e saj.

 

Përmes një foto ku Big Mama shfaqet duke pozuar para aparatit ndjekësja i shkruan: “Nuk dua të të ofendoj por poston kështu fotosh si të mos ketë ndodhur gjë, të paktën prit një muaj”.

 

Reklamë

Menjëherë këngëtarja ka vendosur t’i përgjigjet, duke zbuluar edhe amanetin e babait të saj.

 

“Po mendohem a me t’kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme… Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu. E dyta zinë qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiç mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, shkruan këngëtarja.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë