E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Big Basta: E dashur jam i lumtur që jam i joti

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma festoon sot ditën e saj të lindjes. Sigurisht që në këtë ditë të veçantë, nuk mund të mungonte një urim i veçantë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Big Basta.

 

 

Edhe pse nuk ndodhet në Shqipëri, artisti është munduar të jetë sa më pranë këngëtarës, ku përveç urimit përmes fjalëve të ëmbla, ka dërguar gjithashtu një video teksa këndon këngën e ditëlindjes nga Kievi së bashku me ekipin e Shqipërisë në Eurovision.

Reklamë

 

 

“Gjysma ime më e mirë ka ditëlindjen. Të pakta janë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kam për ty që nga momenti i parë kur u njohëm, dhe sidomos tani që më ke dhënë një shpirt tjetër si fryt i dashurisë sonë! Nuk ka njeri më perfekt dhe më human në shpirt sesa ti zemra ime, që çdo ditë më surprizon dhe më ngroh zemrën me sjelljen tënde prej nëne, gruaje, shoqe dhe motre. Jam i lumtur që jam i joti dhe që sot të dua më shumë se dje dhe nesër do të të dua më shumë se sot! Më vjen keq që nuk jam me ty dhe Lian sot, por me mendje dhe shpirt jam aty! Gezuar ditëlindjen jeta lalit! U bëfsh më shumë vite se emri yt!”, – shkruan në postimin e tij Big Basta.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë