E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bien rastet e reja, por shtohen viktimat

Kjo e hënë shënoi një rënie të rasteve të reja me koronavirus, por e njëjta gjë nuk vlen për shifrat e të vdekurve.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë u raportua se janë zbuluar 200 të infektuar, pas kryerjes së 2.183 testimeve.

 

Reklamë

Për fat të keq, dy qytetarë që trajtoheshin në spitalin Infektiv nuk e fituan dot betejën me sëmundjen.

 

Personat që kanë ndërruar jetë janë një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani.

 

Një ditë më parë u regjistrua vetëm një viktimë dhe 397 raste të reja.

 

Në spital janë të shtruar 47 pacientë, kurse numri i të shëruarve brenda 24 orëve është 27.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë