10 raste të reja janë regjistruar me Covid 19 këtë të shtunë në Kosovë. Lajmi është bërë I ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste”, thuhet në buletinin ditor të shpërnadare në rrjetet sociale.

Po ashtu u bë e ditur se 38 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.

Në Kosovë janë 823 persona janë infektuar në total, 336 janë shëruar edhe 22 kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *