Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dale kundër përfshirjes se faktorit ndërkombëtar ne procesin e kontrollit te gjyqtareve e prokuroreve, proces i cili njihet si vetingu. Ne nje moment kur vetingu është e vetmja çështje qe bllokon konsensusin per reformën ne drejtësi, Berisha ka deklaruar se ndërkombëtaret, duhet te rrinë jashtë ketij procesi. Dhe ashtu siç ndodh zakonisht e para qe ka mbështetur këtë deklarate ka qene ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli; por këto qëndrime te opozitës, kane sjelle reagimin e ashpër te mazhorances.

 

Sali Berisha: Unë jam që ata të jenë vëzhgues, që ata të shohin se si veprojnë shqiptarët, nëse zbatojnë ligjin apo maliqin. Por jo për ta bërë ata vetingun. Për këtë nuk jam. Me këtë është ai i cili do të mbulojë çdo lidhje të tij me krimin nëpërmjet këtyre akteve. Me këtë është ai i cili është i gatshëm të shesë çdo gjë vetëm për të shpëtuar nga fitimi i lidhjeve të tij dhe korrupsionit të tij. Më këtë tezë është ai që do të fusë në dorë drejtësinë por që s’do ta fusë kurrë!

 

Dy institucionet qe do realizojnë vetingun; komisioni i posaçëm i kualifikimit dhe kolegji i apelimit dhe mënyra se si do te zgjidhen anëtaret e tyre kane bllokuar konsensusin per reformën ne drejtësi, pasi opozita thekson se ato nuk duhet te kapen nga qeveria. Por cili është roli i te huajve  tek procesi i vetingut qe kundërshton ish-kryeministri Sali Berisha? Relacioni i ndryshimeve kushtetuese e sqaron qarte rolin e tyre ne lidhje me kontrollin e prokuroreve e gjyqtareve

 

“Vëzhguesit ndërkombëtare qe do te kenë akses ne dosjet e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe do te mbikëqyrin te gjithë procesin vendimmarrës, do te asistojnë procesin si dhe do te ofrojnë çdo lloj ndihme qe do te jete e nevojshme per komisionin dhe kolegjin e apelimit.”

 

Vetingu parashikon kontrollin e plote te gjyqtareve e prokuroreve ne 3 aspekte; kontrollin e pasurisë se tyre, zbulimin e lidhje me krimin e organizuar dhe vlerësimin e aftësive profesionale

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *