Subscribe

Ilirjan Celibashi njoftoi se identifikimi në 144 qendra votimi po bëhet në mënyrë manuale.

Në një prononcim për mediat, kreu i KQZ-së tha se në asnjë qendër nuk është bllokuar procesi i votimit. Sipas tij, ka vetëm raste sporadike të pezullimit të përkohshëm.

 

“83 qendra votime janë duke zhvilluar këtë proces sepse nuk janë paraqitur operatorët, pastaj pjesa tjetër, në total, 144 kanë patur probleme me pajisjet. Komisioni i Qendrës së Votimit nuk ka pritur për të marrë këshillimet e duhura teknike nga KQZ apo të bëhet zëvendësimi i pajisjeve dhe kanë kaluar në idenë manuale të votuesve. Në raste sporadike, ka pezullim të përkohshëm të votimit qoftë për çështje e idenë elektrokenik, por edhe probleme të tjerëa, konflikte mes anëtarëve të komisionit; por të gjithë këto konflikte kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor dhe nuk ka pasur konflikt që mund ta vendosin në rrezik zhvillimin e këtij procesi. Në shkollën “Betim Muco” ka patur një grumbullim njerëzish edhe në ambientet e brendshme të shkollës, gjë që është e palejueshme. Votuesit që kanë përfunduar procesin nuk kanë asnjë arsye për të qëndruar pranë, apo më keq akoma, brenda ambienteve. Situata është qartësuar dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *