Prokuroria e Krimeve të Rënda tërheq akuzat për Lutfi Shabanin ose i njohur ndryshe me emrin Ben Çami, i akuzuar per trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas prokurorit të çështjes Behar Dibra, nuk u provuan akuzat se, ai kishte dërguar 570 kg kanabis ne piken e kufitare te Kapshtices ne shkurt te vitit 2016. Ai do te hetohet vetëm per moskallëzim krimi.

 

Për këtë çështje, vijojnë të jenë pas hekurave Eldi Zahiri dhe Janaq Kaceli. Droga kishte si destinacion Turqinë dhe nga hetimet rezultoi se do te kalonte trazit nëpërmjet Greqisë me kamion. Ben Çami ishte arrestuar në vitin 2007, si pjese e nje grupi kriminal, te cilit iu sekuestrua 15 kg heroine qe vinte nga Maqedonia. Prej 14 muajsh i dyshuari ndodhet ne burg, por me ndryshimin e akuzave, Ben Çami pritet të lër qelinë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *