Subscribe

33 mije biznese ne te gjithë Shqipërinë ketë vit kane deklaruar xhiro me te vogël, krahasuar me te njëjtën periudhe te nje apo disa vite me pare. Behet fjale per biznese te vogla dhe te mëdha, te cilët rezultojnë se kane tkurrur aktivitetin. Kjo shifër pranohet zyrtarisht nga administrata tatimore. Ne nje interviste për Vizion Plus nëndrejtori i tatimeve Flobens Dilaveri pranon se keto biznese kane deklaruar me pak xhiro, por ku inspektoret tane kane kontrolluar 200 prej tyre ka rezultuar se 70 biznese nuk lëshonin kupon tatimor dhe per ketë jane gjobitur. Por si shpjegohet kjo situate? Shifra duket se është nje konfirmim i krizës qe po kalon vendi e konstatuar edhe nga INSTAT apo edhe Banka e Shqipërisë, te cilat deklarojnë rënie te ndjeshme te konsumit. Duke mos përjashtuar këto shkaqe, tatimet kane edhe një shpjegim tjetër. Ne bëme nje tërheqje te studiuar tregu, pra nuk jemi me ne terren për te bere presion tek biznesi dhe ky fakt është shoqëruar edhe me nje neglizhence edhe nga ana e qytetareve, te cilët nuk jam kërkues si me pare per te tërhequr kuponin tatimor”-thote Dilaveri. Por nisur nga ky komunikim i ri i administratës dhe tatimpaguesve, tatimet kane zbuluar nga zyra se jane rreth 1500 biznese te vogla, te cilat duhet te kalojnë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ky proces gjithmonë është shoqëruar me kundërshti te forta nga ana biznesit. Dilaveri sqaron se ne shumicën e rasteve biznesi është thirrur ne zyre dhe u është komunikuar qe jane pranë pragut te lejuar prej 5 milion lekësh. Sipas tij disa prej tyre e kane pranuar kete përgjegjësi te re tatimore, ndërsa për ata qe e kane kundërshtuar, ne i kemi dërguara inspektoret tanë ne terren per te verifikuar xhiron. Tatimet kane nisur nje komunikim te ri me biznesin, duke e paralajmëruar ate përpara se t’i shkoje per kontroll. Ndërsa pritet qe te gjitha institucionet qe kane fuqi kontrolluese te unifikojnë punën, me qellim qe tek tatimpaguesi te mos shkojnë disa grupe kontrolli, por te kryhet nje inspektim i vetëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *