Pedro Sanchez është kryeministri i ri i Spanjës, pasi parlamenti votoi mocionin e mosbesimit ndaj ish kryeministrit Mariano Rahoj.

 

Medait shkruajnë se Sancez është politikani i parë spanjoll që rrëzon një kryeministër përmes mocionit të mosbesimit, pasi 63 vjeçari Rahoj nuk pranoi të japë dorëheqjen.

 

Pasi përshëndeti votimin, kryeministri I ri, premtoi para ligjvënësve se do të repektojë parimet e partisë së tij, dhe se ditën e parë pas marrjes së detyrës, do të udhëtojë në të gjithë Spanjën për të dëgjuar zërat e atyrë që nuk janë dëgjuar më parë.

 

PEDRO SANCHES

KRYEMINISTRI I RI I SPANJES

“Të hënën unë do të marr makinën time dhe do të udhëtoj në të gjithë Spanjën për të dëgjuar ata që nuk janë dëgjuar deri më ta. Në këtë detyrë që më është ngarkuar, do të respektoj të gjitha parimet e partisë sime”.

 

Pak para votimit, ish kryeministri Rahoj, falenderoi të gjithë qytetarët spanjollë dhe mbështetësit e tij, duke theksuar se ishte nder t’I shërbente vendit.

MARIANO RAJOY
ISH-KRYEMINISTER I SPANJES

“Ishte nder për mua të jem kryeministër I Spanjës, dhe të largohem duke e lënë këtë vend më mirë se e kam gjetur. Faleminderit të gjithëvem dhe falenderoj veçanërisht popullin e Spanjës dhe Partinë Popullore.”

 

Udhëheqësi i qendrës së majtë, PSOE, arriti të marrë 180 vota pro, 4 më shumë se sa ishin të nevojshme për të rrëzuar qeverinë e Rahojt, ndërsa 169 deputetë votuan kundër. Mocioni u paraqit për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të partisë së Rahojt në korrupsion.

 

Gjatë 7 viteve si kryeministër Rahoj u përball me një varg skandalesh të lidhura me korrupsionin brenda Partisë Popullore, por nuk arriti të përballonte zemërimin politik pasi gjykata më e lartë penale e Spanjës konstatoi se antarë të partisë së tij ishin kishin shkelur ligjin.

 

Ndërkohë, kryeministri i ri duhet të përballet me një sërë sfidash, mes të cilave zgjedhjet e parakohshme, pavarësia e Katalonjës, dhe zemërimi i qeverisë së shkarkuar të Rahojt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *